Gjendet i pajetë në ballkonin e banesës turisti holandez, ja çfarë thotë policia

1 minut lexim

Një 66-vjeçar nga Holanda me iniciale J.W. është gjetur i pajetë pasditen e sotme në ballkonin e një banese në Sarandë.

Policia njofton se nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të saj.

“Më datë 10.06.2022, në Sarandë, në ballkonin e banesë është gjetur i pajetë shtetasi hollandez J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndryshuar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve”, përfundon njoftimi i policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdon shtrenjtimi, çmimi i naftës në Kosovë po ngjitet drejt 2 eurove

Story i radhës

Lufta në Ukrainë/ Kryebashkiaku i Mariupolit: Kolera mund të vrasë mijëra njerëz, kufomat po helmojnë ujin e qytetit

Të fundit nga