Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në lagjen ‘’Sheq i Vogël’’ në Fier.
Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur nga familjarërt.
Policia thotë se dyshohet për vetëvarje, por hetimet janë ende në vijim.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P., 43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Burimi: botasot.info