Gjendet i mbytur në lumë një burrë

1 minut lexim

Gjendet i mbytur në lumë një 65-vjeçar.

Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.

Ditën e sotme, bashkëshortja e N. K. ka bërë njoftim se ai ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Burreli “flirton” me fitoren

Story i radhës

​Rritjet e vazhdueshme të çmimeve, shqetësim për qytetarët

Të fundit nga