gjendet eksploziv i pashperthyer prane biznesit te noizy t ne durres 6a77345d621f0

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë biznesit të Noizy-t në Durrës

August 8, 2026
1 minut lexim

Një sasi e dyshuar lënde eksplozive është gjetur e pashpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë derës së një biznesi në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës, ndërsa pas konstatimit të lëndës plasëse, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Lënda e dyshuar eksplozive është sekuestruar për t’iu nënshtruar ekzaminimeve, teka policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në fokus të hetimeve janë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe ambienteve përreth, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e personit ose personave që kanë vendosur lëndën plasëse.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagimi i ambasades britanike kerkohet zgjidhje e situates politike ne kosove 6a7733d496458
Lajmi i mëparshëm

​Reagimi i Ambasadës Britanike, kërkohet zgjidhje e situatës politike në Kosovë

zelensky ne beograd ukraina nuk e ka ndryshuar qendrimin per kosoven 6a7734b638d33
Lajmi i radhës

Zelensky në Beograd: Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë