gjendet e varur 25 vjecarja ne itali ndalohet partneri dhe shoku i tij dyshohet se inskenuan vetevrasjen 64e2889c32cec

Gjendet e varur 25 vjeçarja në Itali/ Ndalohet partneri dhe shoku i tij, dyshohet se inskenuan vetëvrasjen

August 20, 2023
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një moldave është gjetur e pajetë në një fermë. 25 vjeçarja Vera Schiopu u gjet në mbrëmjen e 19 gushtit e varur në shtëpinë ku ajo jetonte në një fshat në provincën e Ramacca-s. Ka qenë i dashuri i saj që ka njoftuar policinë se e dashura kishte vrarë veten.

Megjithatë, dëshmia që ka dhënë rumuni nuk e ka bindur policinë dhe për këtë arsye është ai është ndaluar së bashku me një shokun e tij. Policia dyshon se e reja është vrarë dhe ngjarja është inskenuar si vetëvarje. Nga sa mësohet, dy të arrestuarit do të akuzoheshin për komplot për vrasje.

30 vjeçari rumun jetonte me vajzën në fermën ku u gjet e vdekur. Kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur edhe mikun e tij, i cili ka rrëfyer të njëjtën gjë si ai. Karabinierët kanë vënë re mospërputhje në rindërtimin e fakteve dhe në dinamikën e asaj që ishte raportuar si vetëvrasje.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë roli luan secili prej të dyshuarve dhe cilat janë detajet që e shtynë policinë të dyshojë se vetëvrasja e gruas ishte inskenuar për të mbuluar një krim./

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dinamo ndahet baras me vellaznimin 64e284227b0f4
Story i mëparshëm

Dinamo ndahet baras me Vëllaznimin

fitore e ensar badallajt dhe flori taranit 64e28a763e649
Story i radhës

Fitore e Ensar Badallajt dhe Flori Taranit 

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë