Gjendet drogë në Koçan, arrestohen katër persona

March 29, 2025
1 minut lexim

MPB njoftoi se më 28.03.2025, rreth orës 15:00 në Koçan, policia nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Koçan ka arrestuar O.S. (18) nga Kumanova, M.A. (54) nga Koçani, E.M. (25) nga Vinica, Xh.A. (34) nga Vinica dhe S.M. (38) nga Koçani.

Ata janë kapur në një veturë “Mercedes” me targa të Vinicës, në pronësi të Xh.A. nga Vinica, dhe gjatë kontrollit tek S.M. janë gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhur kafe dhe marihuanë.

Më vonë, me urdhër gjykate, është kryer kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale dhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur për veprimtari të kundërligjshme. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të bëhet kallëzimi përkatës penal.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Grabitet fabrika e kanabisit në Maqedoni, objekti është siguruar nga MPB

Story i radhës

Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht reagon për kandidaturën e pavarur të Isen Shabanit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë