Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është gjetur 5-vjeçara, e cila ishte denoncuar si e zhdukur në Saraj, transmeton TV21.
“Sot (01.05.2024) rreth orës 18.15 në Saraj është gjetur fëmija 5-vjeçare, për të cilin rreth orës 16:20 në Stacionin Policor në Saraj nga aha e M.H. është paraqitur se është larguar nga parku Saraj. Menjëherë, pas marrjes së denoncimit nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet për gjetjen dhe rreth orës 18:15 fëmija është gjetur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Burimi: tv21