Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Gjenden tre persona të vdekur në Shkup – Gazeta.mk

Gjenden tre persona të vdekur në Shkup

min lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë gjetur tre persona të vdekur gjatë natës dhe ditës së sotme në tre lokacione të ndryshme.

Së pari në afërsi të unazës së Shkupit është gjetur i vdekur një 63-vjeçar.

“Më datë 07.11.2024 në ora 13:21 në SPB Shkup është raportuar se trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore është gjetur në shtrirjen nga kryqëzimi i Haraçinës deri  kryqëzimin Hipodrom. Pas masave të marra dhe kontrollit të kryer, është konstatuar se është B.M (63) nga Shkupi, i cili është raportuar se është larguar nga shtëpia më datë 27.10.2024. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.
Më herët një person i vdekur është gjetur përgjatë bregut të lumit Vardar.

“Me datë 07.11.2024 në ora 09.27 në SPB Shkup është raportuar se gjatë bregut të lumit Vardar, në afërsi të parkut “Frankofonia” është gjetur trupi i pajetë i mashkullit. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”.

Në orën 13:50 një tjetër person i vdekur është gjetur në Karposh.

“Më datë 07.11.2024 në ora 13:50 në SPB Shkup është raportuar se në shkallët që të çojnë në bodrum në zonën e Karposhit është gjetur një person i vdekur mashkull. Një mjek nga Urgjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenusha

Story i radhës

Mjekët Konfirmojnë Ndikimin e Motit të Lagësht tek Dhimbjet e Artritit

Të fundit nga