Gjenden dhe asgjësohen 875 bimë kanabis në terrenin malor në fshatin Cudhi Kamp, në Krujë

Janë gjetur të kultivuara 875 bimë kanabis në terrenin malor të Krujës.

Operacionit i koduar “Territori i pastër” bëri të mundur gjetjen e këtyre bimëve në fshatin Cudhi Kamp, në Krujë dhe më pas u agjësuan përmes djegies.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 965 bimë narkotike kanabis.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Suhareka kompletohet me 25 lojtar, por pritet edhe një goditje në treg

Story i radhës

Vendet që sot do të mbesin disa orë pa rrymë

Të fundit nga