Gjekmarkaj i përgjigjet Ramës: Mos i nënvleftëso, studentët t’i shkulën 6 ministra me forcë

1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me deklartat e këtij të fundit se disa nga pedagogët nuk e meritojnë rrogën që marrin.

Përmes një postimi në Twitter Gjekmarkaj, shkruan se më i dobëti prej pedagogëve e meriton rrogën më shumë se çdo pushtetarë.

Deputeti i PD i bën thirrje kryeministrit të mos i nënvlerësojë pedagogët, duke i sjell shembullin e studentëve që e detyruan të ndryshojë 6 ministra nga kabineti qeveritar.

Z.Rama tha që disa prej pedagogeve mbase nuk e meritojnë as rrogën që marrin. Se ai i çmon keto pune por më i dobëti prej tyre e meriton atë (rrogën) më shumë se çdo pushtetar. Studentet me force ti paten shkulur 6 Ministra, prape ti marrin. Mos i nënvleftëso as pedagoget”, shkruan Gjekmarkaj në Twitter.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti përmend sërish mundësinë e luftës për gazetën kroate

Story i radhës

Kerofobia: të kesh frikë nga lumturia

Të fundit nga