Gjatë punimeve shembet hoteli Dubrovnik në Argjentinë, dyshohet për dhjetëra persona të ngecur nën rrënoja

October 29, 2024
1 minut lexim

Një hotel 10-katësh është shembur në Argjentinë, ku dhjetëra persona dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në largimin e rrënojave, pasi një pjesë e hotelit Dubrovnik në qytetin bregdetar Villa Gesell në provincën e Buenos Airesit, u shemb.

Nga shtatë deri në nëntë, përfshirë punonjës të ndërtimtarisë – dyshohet se ishin brenda në momentin kur u shemb.

Këshilli lokal njoftoi se punonjësit e ndërtimtarisë po punonin në projektin që po kryhej pa lejen e komunës. Madje theksuan se këshilli kishte stopuar punën në gusht të këtij viti.

“Në këtë kohë, edhe pse e pamundur të flitet me detaje të sakta të shembjes, mund të konfirmohet se struktura e shembur ishte tentuar të modifikohet ilegalisht”, u tha nga këshilli. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Analistët për Korridorin 8/ Ndryshimi i qëndrimit të VMRO-DPMNE-së, pasojat e presionit nga Brukseli

Story i radhës

Kevin ia thotë troç Anës: Je duke luajtur shumë!

Të fundit nga

ShkoLartë