Të shtunën vonë pasdite dhe në orët mbrëmjes në pjesët veriore dhe lindore të vendit, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht do të ketë kushte për mot jostabil afatshkurtër me erë të fortë dhe shkarkime elektrike, informon DPHM.
Të dielën moti do të jetë me vranësira jostabile, në disa vende jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Temperatura e ditës të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë më e ulët për 3 deri në 5 gradë, veçanërisht në pjesët veriore.