Gjatë fundjavës bien temperaturat

November 1, 2024
1 minut lexim

Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato minimalet nga 0 deri në 6 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Syla vizitë në liqenin e Ujmanit, diskutohet për mbrojtjen e digës

Story i radhës

Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni

Të fundit nga

ShkoLartë