gjate 24 oreve te fundit u ngriten 26 aktakuza 64e5cf966db04

Gjatë 24 orëve të fundit, u ngritën 26 aktakuza

August 23, 2023
1 minut lexim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme
penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tentuan te korruptonin me para punonjesit e policise procedohen dy shoferet ne tirane 64e5cf939e63d
Story i mëparshëm

Tentuan të korruptonin me para punonjësit e Policisë, procedohen dy shoferët në Tiranë

vazhdon perhapja e zjarreve prane athines per te dyten dite radhazi 64e5d47b3511c
Story i radhës

Vazhdon përhapja e zjarreve pranë Athinës për të dytën ditë radhazi

Të fundit nga

Zelensky thotë se Putini po tallet me gjithë botën

“Vonesa njëjavore e Rusisë në përgatitjen e një propozimi për një zgjidhje paqeje është një tallje me të gjithë botën”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Vërejtjet vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin,
ShkoLartë