Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 17 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se prej tyre, gjashtë shoferë nga Kriva Pallanka, Kumanova, Dellçeva dhe Radovishi kanë drejtuar automjet nën ndikim të alkoolit. Shoferi nga Radovishi ka shkaktuar edhe një aksident trafiku, pas të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Tetë shoferë nga Shkupi, Dellçeva, Gjevgjelia, Bogdanci, Prilepi dhe Makedonski Brodi kanë drejtuar automjetet pa poseduar leje drejtimi, ndërsa një shofer nga Koçani ka drejtuar automjetin pavarësisht një ndalese aktive për drejtim.
Në Kavadarci është privuar nga liria një shofer që drejtonte motoçikletë të paregjistruar dhe pa leje drejtimi, ndërsa në Demir Hisar është kapur një shofer që drejtonte automjet pasagjerësh pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.
Ministria e Punëve të Brendshme kujton se mosrespektimi i rregullave dhe dispozitave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, pa leje drejtimi apo në kundërshtim me një ndalesë të vendosur paraqet rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“Apelojmë te të gjithë shoferët për pjesëmarrje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme në komunikacion, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë”, porositën nga MPB.
Burimi: alfax.mk


