Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm dje në Kosovë.
Në Drenas është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje për dhunë ndaj gruas së tij.
“Gllogoc 18.12.2023-00:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Milloshevë një burrë e ka lajmëruar gruan në polici për sulm fizik.
“Milloshevë 17.12.2023-22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, njofton policia.
Edhe në Gjilan u arrestua një burrë për dhunë në familje. Ai e sulmoi fizikisht babanë e tij.
“Gjilan 17.12.2023-21 : 45. Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa në Kaçanik është arrestuar një person për sulm fizik ndaj gjyshes së tij.
“Kaçanik 18.12.2023-15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.
E një grua u intervisuta nga policia në Malishevë, pasi sipas burrit të saj në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje.
“Malishevë 18.12.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke u shkaktuar dhunë në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.
E në Vushtrri një grua e lajmëroi vëllain në polici, pasi sipas saj është duke i shkaktuar dhunë psikike.
“Vushtrri 17.12.2023-15:00. Me 18.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, vëllai i saj është duke i shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e policisë.