gjashte paciente sot kthehen nga jashte pese nga serbia dhe nje nga italia 67ea8c428a2bc

Gjashtë pacientë sot kthehen nga jashtë, pesë nga Serbia dhe një nga Italia

March 31, 2025
1 minut lexim

Shkup, 31 mars – Gjashtë pacientë sot kthehen nga jashtë – pesë nga Serbia (tre nga Qendra klinike e Nishit dhe 2 nga AUM Beograd) dhe një nga Italia, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Ata do të pranohen në institucionet shëndetësore nga ku janë dërguar dhe sipas lëndimeve që kanë marrë.

Sa u përket pacientëve të tjerë që ndodhen ende jashtë shtetit, disa prej tyre kanë shënuar përmirësim, ndërsa disa të tjerë mbeten të intubuar dhe në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në institucionet shëndetësore të vendit mbeten 16 pacientë në gjendje të mirë të përgjithshme, nga gjashtë në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe në SPQ “8 Shtatori”, si dhe katër në spitalet private.

“Ministria e Shëndetësisë vazhdon të ndjekë me kujdes gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, duke u përkushtuar të sigurojë kujdes më të mirë të mundshëm për të lënduarit nga fatkeqësia në Koçan”, thekson Ministria.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gashi takohet me faruk nezirin kuzhinierin me fame nderkombetare 67ea8c3f22528
Story i mëparshëm

Gashi takohet me Faruk Nezirin, kuzhinierin me famë ndërkombëtare

60 vjecari ngacmon seksualisht minorenen ne mallakaster 67ea91a397389
Story i radhës

60-vjeçari ngacmon seksualisht minorenen në Mallakastër

Të fundit nga

​Rusia nuk është në listë e Trump

Edhe pse president i SHBA-së Donald Trump ka shpallur tarifa reciproke për një sërë vendesh, duke përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Britaninë e Madhe, Australinë, Bashkimin Evropian, Rusia nuk figuron në asnjë pjesë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë