Gjashtë klube të notit në Kosovës tashmë do të bëhen pjesë e Federatës së Notit të Kosovës pasi kanë fituar këtë drejtë me anë të padisë në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS), ka shqyrtuar padinë e gjashtë klubeve të notit, Aloha, Delfini, Illyria, Rainca, Niko dhe Hajvalia të bërë ndaj Federatës së Notit të Kosovës (FNK).
Klubet janë drejtuar me padi në KAS për mos anëtarësimin e tyre nga Federata e Notit të Kosovës.
KAS pas shqyrtimit të ankesës dhe dëgjimit të palëve, ka marrë vendim pro-klubeve.
“APROVOHET në tërësi si e bazuar Padia e Paditësve, përfaqësuar nga Besart Shala dhe Agron Zeqiri. OBLIGOHET e Paditura, përfaqësuar nga Astrit Haliti (kryetar i FNK-së), që të pranoj dhe të regjistroj gjashtë klubet e notit si anëtare me të drejta të plota në FNK, menjëherë pas pranimit të këtij vendimi”, thuhet mes tjerash në vendimin e KAS-it.