A keni menduar ndonjëherë pse i lidhim unazat dashurisë? Historia thotë se kjo traditë është po aq e vjetër sa njerëzimi. Të vendosësh një unazë në dorë do të thotë të premtosh për të dashur dikë përgjithmonë.
Sa e vjetër është kjo traditë dhe cilët ishin të fejuarit e parë në botë?
Historia tregon se tradita e unazave të martesës daton që nga Egjipti i lashtë. Dëshmi të shumta fizike konfirmojnë se të fejuarit e parë ishin egjiptianët e lashtë gati pesë mijë vjet më parë, dhe unaza – si simbol i përjetësisë, ishte e njohur në shumë kultura.
Romakët e lashtë besonin se një damar të çon drejtpërdrejt në zemër përmes gishtit të katërt të dorës së majtë, kështu që sot, pas fejesës, ne mbajmë unazën në atë gisht. Edhe pse sot e dimë që një damar i tillë nuk ekziston, ne ende e ruajmë traditën dhe presim me padurim atë moment të ëmbël kur një i dashur na pyet nëse do të martohemi me të.
Disa njerëz mendojnë se tradita nuk ka të bëjë fare me dashurinë
Kjo traditë vazhdon në ditën e dasmës, kur të porsamartuarit shkëmbejnë unazat e martesës, të cilat janë një parathënie e jetës së tyre së bashku. Megjithatë, disa prej nesh nuk u pëlqen të mbajnë unaza, ose thjesht mendojnë se një bizhuteri nuk ka lidhje me dashurinë, ndaj e anashkalojnë këtë traditë.
Edhe pse ka femra që kanë këtë mendim, meshkujt janë më të prirur që të mos mbajnë unazë.
Ka edhe arsye mjaft të mira pse disa njerëz e mbajnë unazën e tyre në një sirtar. Nuk kanë lidhje me tradhtinë, mosrespektimin, gënjeshtrat apo mungesën e dashurisë dhe më poshtë mund të lexoni se cilat janë arsyet.
1. Besimet personale
Disa njerëz thjesht besojnë se kjo traditë nuk ka të bëjë fare me dashurinë dhe se unaza është thjesht një etiketë që tregon dashurinë tonë për njerëzit përreth nesh. Dashuria është një ndjenjë intime mes dy njerëzve, që nuk ua vërteton të tjerëve, ndaj njerëzit që kanë këtë mendim e anashkalojnë traditën.
2. Alergjitë
Po, edhe kjo është e mundur. Edhe pse janë të rralla, disa njerëz thjesht nuk mund të tolerojnë arin dhe argjendin, sepse lëkura e tyre bëhet e kuqe dhe kruhet. Pavarësisht nëse janë dakord me këtë traditë apo jo, bizhuteritë u krijojnë probleme shëndetësore, ndaj detyrohen të ruajnë unazat e martesës në një sirtar dhe ta tregojnë dashurinë e tyre në mënyra të tjera.
3. Puna
Disa profesione përjashtojnë mbajtjen e unazës. Për shembull, kirurgët, ndërtuesit ose njerëzit që punojnë me makineri të rënda thjesht nuk mund të mbajnë unaza sepse është krejtësisht jopraktike për ta dhe mund të jetë e rrezikshme.
4. Praktika
Disa njerëz nuk janë mësuar të mbajnë unaza, kështu që kjo traditë është shumë jopraktike për ta. Ka nga ata që e mbajnë unazën vetëm në raste të veçanta dhe me kalimin e kohës thjesht e harrojnë atë.
5. Pesha e tepërt
Disa çifte të martuara mbajnë unaza gjatë gjithë jetës së tyre dhe jeta ndonjëherë na hedh disa kilogramë më shumë në trupin tonë. Kjo mund të jetë një situatë jashtëzakonisht e sikletshme dhe gjithashtu mund të ndodhë që unaza të pritet për të shpëtuar gishtin. Pas një eksperience të tillë, njerëzit vendosin ta lënë mënjanë unazën përgjithmonë.
6. Disa njerëz nuk i pëlqejnë bizhuteritë
Dhe kjo është krejtësisht mirë. Nëse e keni shmangur veshjen e bizhuterive gjatë gjithë jetës, tradita e dasmës nuk duhet ta ndryshojë këtë.