Gjarpri e kafshoi në buzë, 2-vjeçarja hakmerret ndaj tij, ia kthen me të njëjtën monedhë

min lexim

Një vajzë 2-vjeçare ka kafshuar një gjarpër në shenjë hakmarrjeje pasi ky i fundit e kishte kafshuar në buzë vogëlushen.

2-vjeçarja, e identifikuar vetëm me inicialet SE, po luante në kopshtin e pasmë të shtëpisë së saj në fshatin Kantar, në Bingol, Turqi, raporton abcnews.al. Britmat e saj u dëgjuan nga fqinjët më 10 gusht, të cilët menjëherë nxituan për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Ata zbuluan se vogëlushja mbante një gjarpër 20 inç (50 cm) të shtrënguar në gojë dhe kishte një shenjë kafshimi në buzën e poshtme.

Pas vrasjes së gjarprit, fqinjët i kanë dhënë ndihëm e parë vogëlushes, shkrua Daily Mail. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e fëmijëve dhe u mbajt nënë vëzhgim për 24 orë.

Mësohet se e mitura është mirë dhe po shërohet.

Babai i saj i lehtësuar, i cili ndodhej në punë në momentin kur ndodhi ngjarja tha: Allahu e ka mbrojtur. Fqinjët thanë se gjarpri ishte në dorën e fëmijës tim, ajo po luante me të dhe më pas e kafshoi. Pastaj ajo ka kafshuar gjarprin si reagim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përmbyllen procedurat për njohjen e patentave mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite

Story i radhës

Makina përplas udhëtarin me biçikletë, burri ndërron jetë në vend

Të fundit nga