gjakove aktakuze ndaj nje personi per vrasje te rende ne tentative 67e443d06b3bd

Gjakovë: Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në tentativë

March 26, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër K.Z. të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Bazuar në aktakuzë, i dyshuari më 10 janar të këtij viti me dashje ka tentuar ta vras nga jeta V.K. duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.

Ai e ka lënduar edhe E.B. pasi ky i fundit kishte hyrë t’i ndajë të dyshuarin dhe viktimën.

“Sipas aktakuzës, ndër të tjera cekët se i pandehuri K.Z., me datë 10.01.2025, rreth orës 02:30-03:00/h, në lokalin “T…” në fshatin Tërpezë, Komuna Malishevë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, ne atë mënyre natën kritike lidhur me një mos marrëveshje të momentit, në fjalosje e sipër janë grushtuar në mes vete, ku pason përleshja mes tyre dhe aty ndërhynë për ti ndarë i dëmtuari E.B., mirëpo në ato momente i pandehuri K.Z., nga brezi nxjerrë armën e zjarrit të tipit ‘NN”, kalibër NN, për të shtënë në të mirëpo pengohet nga E.B., i cili i vë dorën mbi revole, ja kapë dorën dhe nuk ja lëshon me atë rast i pandehuri ka shtënë një herë por që gjatë asaj gjuajtje lëndohet i dëmtuari E.B., në dorë të djathtë, aty kanë ndërhyrë po ashtu të pranishmit ku e kapin për duar dhe krahu, të pandehurin K.Z., ku arrijnë ta ndalojnë, i pandehuri ka dalë nga lokali dhe është larguar nga lokali me veturën e tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

protestat ne stamboll policia dhunon agjentin sekret budallenj jam si ju 67e4431c54531
Story i mëparshëm

Protestat në Stamboll, policia dhunon agjentin sekret: Budallenj jam si ju

te fala mi bon eglit aludohet se nena e gjestit i kerkoi atij ta pershendese eglin vershojne komentet ne rrjet 67e444fc352d2
Story i radhës

“Të fala mi bon Eglit” – aludohet se nëna e Gjestit i kërkoi atij ta përshëndesë Eglin, vërshojnë komentet në rrjet

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë