Gjakova miraton buxhetin komunal 40 milionë e 584 mijë euro

September 21, 2024
1 minut lexim

40 milion e 584 mijë e 369 euro, është buxheti i komunës së Gjakovës, i cili është miratuar sot me 21 vota pro dhe 11 kundër, në mbledhjen e 8-të të Kuvendit të Komunës.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, prej kësaj shume, vetëm për investime kapitale janë të planifikuara 14 milion e 742 mijë e 931 Euro, ndërsa për grante dhe subvencione 1 milion e 85 mijë Euro.

“Buxheti komunal, i prezantuar nga drejtori për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, është komentuar edhe nga kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili ka thënë se ky buxhet është buxhet zhvillimor, i cili përpos se do t’i plotësojë kërkesat elementare të qytetarëve, do të sjellë edhe plot projekte tjera të cilat do të ndikojnë dukshëm në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Nën kryesimin e kryesueses Arbënesha Kuqi, në këtë mbledhje të Kuvendit janë miratuar edhe disa pika tjera të rendit të ditës, mes tyre edhe rishqyrtimin i disa vendimeve për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale si dhe është bërë caktimi i anëtarëve të Komisionit Përzgjedhës për institucionet arsimore në komunën e Gjakovës, pikë e cila është prezantuar nga drejtoresha e drejtorisë për Arsim Eranda Kumnova – Baçi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kandidati për guvernator zotohet të vazhdojë garën pas njoftimeve për komente racore dhe seksuale

Story i radhës

Moderatorja nga Kosova: Kejvinën nuk do e intervistoja kurrë, më ka bullizuar!

Të fundit nga

Conceicao e sheh të ardhmen te Juventusi

E ardhmja e Francisco Conceicao duket se do të jetë te Juventusi. Lojtari i krahut, i ardhur në huazim kësaj vere nga Porto për një shumë totale 7 milionë euro (përfshirë 2
ShkoLartë