​Gjakova e Saranda nga sot qytete të binjakëzuara edhe zyrtarisht

November 28, 2022
1 minut lexim

Kryetari Ardian Gjini ka bërë të ditur se Gjakova dhe Saranda prej sot janë qytete të binjakëzuara edhe zyrtarisht.

Në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe homologu i tij nga Saranda Adrian Gurma kanë nënshkruar dokumentin e binjakëzimit të dy qyteteve, duke e zyrtarizuar kështu një lidhje ekzistuese prej shumë vitesh në mes të qytetarëve të këtyre dy qyteteve.

“Qytetarët e Gjakovës gjithmonë kanë qenë të lidhur me Sarandën dhe Shqipërinë në përgjithësi, por ky zyrtarizim na motivon që ta kemi bashkëpunimin shumë më të madh dhe në shumë fusha”, ka thënë me këtë rast kryetari Gjini.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Beograd, dyshja shqiptare gjunjëzon Serbinë

Story i radhës

Pse Gjermania vesh fanellat me ngjyrë të bardhë, pavarësisht se nuk është në flamurin e tyre?

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë