Garat e projektit ”Girls just want to play football” (Vajzat duan vetëm të luajnë futboll), i mbështetur edhe nga UEFA në kuadër të programit HatTrick për dy ditë me radhë janë mbajtur në komunën e Gjakovës dhe të Lipjanit.
Shoqatat e Pedagogëve të komunave, të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e garave të SHFMU si dhe ndihmën e trajnerëve të klubeve të futbollit të femrave, ku filloristët e reja shfaqen talentin dhe dëshirën për lojën e futbollit si dhe dëshmuan cilësi dhe frymë sportive.
Gjakova me 25 shkolla e 250 vajza si dhe Lipjani me 15 shkolla e me 150 vajza përmbyllën këtë edicionin e dytë të këtij projekti. Nga afër garat i ka ndjekur edhe anëtari i KE-së, Agim Nura.
Duke i përshëndetur shkollat pjesëmarrëse menaxherja e futbollit të femrave znj. Valbonë Gashi-Uka ndër të tjera:
”Është kënaqësi e veçantë që të shohësh një interesim kaq të madh të shkollareve dhe përkushtim për lojën e futbollit. FFK-ja e mbështetur edhe nga UEFA-ja po i jep rëndësi të madhe futbollit të femrave dhe realizimi i këtij projekti shkon në dobi të kësaj.
Shumë prej jush në të ardhmen do të mbroni ngjyrat e klubeve dhe Kombëtares së Kosovës”.
Në Gjakovë fituese e turneut doli të jetë SHFMU ”Hamëz Cena” nga Demjani, pasi mundi vajzat e SHFMU ”Gjergj Fishta” nga Bistzrazhini, me rezultat pas penalltive 3:2 . Ndërkaq, në Lipjan fituese e turneut doli SHFMU “4 Dëshmorët ” nga Krojmiri pasi ngadhënjeu ndaj SHFMU “Nezë Bujani” nga Bujani, me rezultat 2:1.
Në emër të DKA-së së Lipjanit drejtori Rasim Hasani ia dorëzoi një plaketë për FFK-në anëtares së KE-së, znj. Vjollcë Krasniqi, derisa vendit të parë dhe të dytë iu dorëzuan kupa.