GitHub arrin 100 milionë përdorues

January 26, 2023
1 minut lexim

Platforma e hostimit të kodit GitHub njoftoi se 100 milionë zhvillues po përdorin platformën.

Statistika përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me 3 milionë përdorues që kishte 10 vite më parë ose 28 milionë përdorues kur Microsoft e bleu për 7.5 miliardë dollarë pesë vite më parë.

Jo më larg se tre muaj më parë kompania tha se GitHub përdorej nga 90 milionë zhvillues.

Që nga 2008 kur debutoi GitHub ka bërë një rrugë të gjatë ndërsa sot shërben si platforma kryesore e hostimit për miliona projekte softueri me kod të hapur ose jo duke bërë të mundur që zhvilluesit të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.

Për Microsoft GitHub shërben për tu përfshirë në sferën e zhvillimit pasi prej dekadash e kishte trajtuar softuerin open-source si një armik.

Gjatë një prezantimi në 2019-ës, CEO Nat Friedman kishte thënë se kompania synon të ketë 100 milionë zhvillues në platformë deri në 2025. Siç duket ky objektiv është arritur 2 vite më herët. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zidane mund të kthehet në bankinën e Realit për herë të tretë

Story i radhës

Türkiye dënon fuqishëm sulmet që shkaktojnë vdekjen e civilëve në Bregun Perëndimor

Të fundit nga

Vendim i papritur

Trajneri Antonio Conte fitoi titullin e Serisë A me Napolin që në vitin e parë, por ende nuk e ka të qartë se ku do të jetë e ardhmja e tij. Juventusi

Telegram integron chatbotin AI Grok

Kompania xAI e Elon Musk do ti paguajë Telegram 300 milionë dollarë për të ofruar chabotin Grok për përdoruesit e saj. Kushtet e marrëveshjes janë thellësisht në favor të Telegram ndërsa 300
sqmken
ShkoLartë