Giroud vendos një rekord me Francën

min lexim

Kombëtarja e Francës arriti fitoren e parë në grupet e Nations League teksa mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-0, Austrinë. “Gjelat” shkuan në kuotën e pesë pikëve dhe kalojnë në vendin e tretë, pesë pikë larg atij të parit që mbahet nga Kroacia.

Megjithatë, për Francën ishte një mbrëmje rekordesh, pasi me golin e shënuar Oliver Giroud bëhet lojtari më i vjetër që ka shënuar për kombëtaren franceze. Sulmuesi i Milanit në moshën 35-vjecc e 357 ditë theu rekordin që mbahej nga Roger Marche, 35-vjecc e 287 ditë ku për herë të fundit kishte shënuar në dhjetorin e 1959 kundër Spanjës.

Giroud arriti në kuotën e 49 golave me dy herë Kampionët e Botës dhe tashmë është shumë pranë për të kaluar një tjetër rekord të madh.

Sulmuesi i Milanit, gjendet vetëm 2 gola larg për të barazuar rekordin e legjendës Henry, i cili me 51 gola është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Francën.

Sulmuesi mori duartrokitjet e tifozëve pas zëvendësimit në minutën e 78-të dhe do të ketë një mundësi përsëri në Nations League përballë Danimarkës për të gjetur rrugën e rrjetës dhe pse jo për të bindur Deschamps që ta ftojë në Botërorin e tij të fundit.

Gjithashtu në shtatë javët e para në Seria A, francezi ka shënuar katër gola të rëndësishëm për Milanin. Në rastin e Giroude merr kuptim shprehja, mosha është thjesht një numër pasi klasi është i përjetshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kriza energjetike në shkolla, Bekteshi: Po bëhen përpjekje që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike (VIDEO)

Story i radhës

Një muaj pasi bënë kërkesën për divorc, Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij ribashkohen sërish

Të fundit nga