giroud po me kujtohej belgjika e 2018 639509cd4f343

Giroud: Po më kujtohej Belgjika e 2018

December 10, 2022
1 minut lexim

Olivier Giroud vazhdon të jetë vendimtar për Francën me golat e tij dhe këtë e ka treguar edhe sot, teksa ka shënuar golin e 2-1 përballë Anglisë, në atë që rezultoi të ishte më pas rezultati me të cilin “gjelat” u kualifikuan në gjysmëfinalet e Botërorit. Gol që thellon rekordin e tij si golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses, por që kishte një peshë shumë më të madhe.

Zhiru në fakt ishte më i lumtur për kualifikimin mes katër më të mirëve në Botëror, pasi Franca ka synime të mëdha që të rifitojë përsëri trofeun.

“Është e jashtëzakonshme. Ne ia dolëm të luanim në mënyrë të shkëlqyer në fazën mbrojtëse pasi kaluam në avantazh. M’u kujtua Belgjika në vitin 2018. Për fat të keq, pësuam me këtë penallti.

Ishte një ndeshje e madhe, ne të gjithë e njohim potencialin të këtij brezi anglez.

Kemi bërë një ndeshje solide, me shumë bujari. Ne kemi qenë ku duhet në pikëpamjen psikologjike dhe jam shumë krenar me këtë ekip”, ishin fjalët e Giroud.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kryesimi i osbe se nga maqedonia e veriut ne kohe turbulencash gjeostrategjike 6395064b08b87
Story i mëparshëm

Kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut në kohë turbulencash gjeostrategjike

me thuaj nje fjale te bukur donaldi mjaft i dashuruar me boren te dua sic do ronaldo kupen e botes 63950dc9bbbe4
Story i radhës

‘Më thuaj një fjalë të bukur’! Donaldi mjaft i dashuruar me Borën: Të dua siç do Ronaldo Kupën e Botës’!

Të fundit nga

ShkoLartë