Giroud: Ka dy mënyra për të reaguar

min lexim

Sulmuesi i Milan-it, Olivier Giroud, ka dhënë një intervistë për ElevenSports.be, në të cilën ka folur për tema të ndryshme. këto kanë qenë fjalët e francezit:

“Falë faktit që jemi në vendin e parë të renditjes, brenda skuadrës ka një atmosferë shumë pozitive. Kur rezultatet janë pozitive, gjithçka është më e lehtë. Duhet ta ruajmë këtë frymë në çdo ndeshje për ta vazhduar në mënyrën më të mirë rrugën tonë”.

– Si ka shkuar përshtatja te Milan-i?

“Jam ndihmuar shumë për t’u përshtatur sa më mirë nga frankofonët. Më pas unë jam një person shumë social, kështu që gjithçka ka shkuar mirë, i mendojmë gjërat njësoj. Përshtatja ime është favorizuar nga e gjitha kjo”.

– Çfarë duhet bërë në momentet e vështira?

“Ka dy mënyra për të reaguar në momente të tilla: të të vijë keq për veten ose të kesh një reagim prej fituesi dhe t’i kalosh vështirësitë. Ky është mentaliteti im, këto gjëra përforcojnë karakterin”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bëni dush në darkë? Lajme të këqija që do t’ju ndryshojnë rutinën

Story i radhës

Ministrat vendosen në 5 skena të ndryshme në Tiranë/ Zbardhet axhenda e punimeve të kongresit të PS!

Të fundit nga