​Giroud i jep lamtumirën kombëtares së Francës

min lexim

Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit francez Olivier Giroud (37), i ka dhënë lamtumirën kombëtares së tij.

“Ka ardhur momenti që më tremb, duke i dhënë lamtumirën kombëtares franceze. Karriera ime në fanellën franceze nuk ka qenë gjithmonë një lumë i gjatë dhe i qetë, ndonjëherë kam vuajtur nga kritikat, por thellë brenda vetes nuk kam pushuar kurrë së besuari në të”, ka shkruar ai në Instagram.

Giroud debutoi për Francën më 11 nëntor 2011 në miqësoren kundër SHBA. Ai bëri 137 paraqitje, vetëm Hugo Lloris (145) dhe Lilian Thuram (142) grumbulluan më shumë dhe shënuan 57 gola rekord.

Me fanellën e Francës, ai fitoi titullin e botës më 2018, argjendin e botës katër vjet më vonë, argjendin evropian më 2016 dhe Ligën e Kombeve më 2021.

“Ne u bëmë një grup i pandashëm miqsh nën syrin vigjilent të një njeriu, Didier Deschamps, të cilin e falënderoj për besimin e tij. Ai më lejoi të bëhem golashënuesi më i mirë në historinë e të kaltërve”, tha Giroud, i cili do të luajë për Los Angeles nga sezoni i ardhshëm.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Pajisjet aktuale të rrjetit 5G mund të arrijnë shpejtësinë 6G

Story i radhës

Kim Kardashian shkëlqen në dasmën e çiftit më të pasur në Indi/ Ajo shfaqet e veshur si…

Të fundit nga