Giro d’Italia, RCS Sport & Events falënderon Policinë shqiptare për garantimin e suksesshëm të mbarëvajtjes së tri etapave

July 6, 2025
1 minut lexim

RCS Sport & Events, organizatorja e eventeve sportive më të rëndësishme ndërkombëtare, ndër to dhe e Giro d’Italia falënderoi Policinë shqiptare, për garantimin e suksesshëm të mbarëvajtjes së tri etapave të kësaj gare, të cilat u zhvilluan në Shqipëri, më datat 9, 10 dhe 11 maj, 2025.

Në letër shprehet konsiderata më e lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.

“Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikëri nga efektivët e Policisë Rrugore, që shoqëruan çiklistët gjatë çdo faze të garës, si dhe siguria e garantuar në çdo pikë kritike të itinerarit, nga Policia e Shtetit, vërtetuan aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave tuaja.

Rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal, dhe është vlerësuar unanimisht nga mediat sportive, organizmat më të larta të çiklizmit ndërkombëtar, kolegji i komisarëve, drejtoria e garës, si dhe nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse”, thuhet në letër.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Shtohen plazhet publike/ Pogradec, asnjë subjekt privat nuk është pajisur me leje

Të fundit nga

ShkoLartë