Giri me koment për “përzierje në punët e brendshme” – Ageleri nuk mori pjesë në mëngjesin e Mucunskit

July 5, 2024
min lexim

Një pjesë e ambasadorëve, mes tyre edhe Dejvid Geer, rikujtuan se sundim i së drejtës është shumë i rëndësishëm për hyrje në BE. Kjo vjen pasi dje kryeministri Hristijan Mickoski tha se është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit, duke aluduar në komentet e ambasadorëve për të ardhmen e Këshillit gjyqësor.

“Kryeministri ngriti çështje të rëndësishme dhe këtu pajtohemi për nevojën për reforma në sundimin e së drejtës dhe kjo është thelbësore për rrugën europiane të vendit. Gjithsesi, do të vazhdojmë të angazhohemi me kryeministrin, Qeverinë të debatojmë për mënyrat më të mira që të vazhdohet përpara, si dhe për pjesët e mbetura nga sistemi. Presim që të vazhdojmë me sjelljen konstruktive, për shkak se kemi të njëjti qëllim – vendit të bëhet anëtar i BE-së sa më shpejtë”, tha Gir.

“Fillojmë një shkëmbim të çështjeve për sundimin e së drejtës, që është pjesë e procesit aderues për në BE. Siç e dini thelbi i Themeleve është shumë i rëndësishëm dhe presim që të vazhdojmë me dialog”, tha ambasadorja e Gjermanisë Petra Dreksller.

-Nuk vlerësoni se po përziheni në punët e brendshme?

“Natyrisht që jo”, tha ajo.

Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, i uli në tavolinë të njëjtë ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-së në mëngjes tradicional, ku, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit nuk mori pjesë ambasadorja e SHBA-ve, Anxhela Ageller. Mucunski nuk ishte në disponim që të ndalet para kamerave.

“Jemi këtu që në formë të shkruar t’ju përgjigjemi për gjithçka që duhet”, deklaroi Timço Mucunski.

Në fjalimin e tij, ai megjithatë e theksoi rëndësinë e BE-së dhe NATO-së në vend.

“Aktivitetet e përbashkëta të NATO-së dhe BE-së në rajon kanë rëndësi thelbësore. Së pari, përmes përshpejtimit të proceseve për integrim europian dhe euroatlantik. Kjo ka rëndësi thelbësore për përforcimin e stabilitetit dhe mbylljen e vakumit, i cili është i përshtatshëm për ndikime de stabilizuese nga palët e treta”, tha Mucunski.

Geer dhe Ageller paraprakisht në mënyrë decide e hodhën poshtë idenë e Mickoskit për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor, pas çka kryeministri kërkoi nga ata që të tregojnë nëse kanë zgjidhje më të mirë.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulme të reja nga Serbia, Quni: Për sigurinë më pak të flasin politikanët, e më shumë institucionet përgjegjëse

Story i radhës

Mickoski kritikon Gjyqësorin: Do të më vinte turp po të kisha besueshmërinë dy përqind

Të fundit nga

ShkoLartë