Giresse për ndeshjen ndaj Zvicrës: Është e rrallë që ekipi mysafir të luajë në praninë e shumë tifozëve të vet

March 27, 2022
1 minut lexim

Trajneri i ri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur në lidhje me paraqitjen ndaj Burkina Fasos dhe përballjen ndaj Zvicrës.

Giresse u shpreh i habitur me numrin e tifozëve kosovarë që do të jenë të pranishëm.

Tutje, francezi ekskluzivisht në Sports Show, potencoi se do të jetë krejt tjetër ekip ndaj Zvicrës, në krahasim me ata që kanë luajtur ndaj Burkina Fasos.

“Do të jetë shumë e rëndësishme të ketë tifozë kosovar në Cyrih. Është e rrallë që një ekip mysafir të luajë në praninë e kaq shumë tifozëve të vet, shpresoj që do t’ju ofrojmë kënaqësi tifozëve dhe Kosova të luajë një ndeshje të bukur. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm të luajnë. Nuk kemi lëndime pas ndeshjes me Burkina Fason”, është shprehur Giresse.

“Por, siç e kam thënë të gjithë futbollistët do të përfshihen në këto dy ndeshje miqësore, kishim një ekip ndaj Burkina Fasos dhe do të jetë një ekip tjetër ndaj Zvicrës, pastaj shpresoj se do të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm, nuk mund ta di para kohe nëse do të fitojmë apo do të bëjmë një ndeshje të dobët, por do të bëjmë gjithçka për t’u paraqitur mirë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xherdan Shaqiri gati ndaj Kosovës, flet selektori zviceran

Story i radhës

Loredana në shtëpinë e Morena Tarakut

Të fundit nga

Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes

Kultivuesit e Lakrave sivjet janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore, kjo për faktin se këtë vit ato kanë pasur një çmim pothuajse trefish më të lartë krahasuar me vitet paraprake.

Pesë të vdekur nga zjarri në LA

Zjarret vazhduan të tërbojnë mbi më shumë se 27,000 hektarë në Kaliforninë Jugore, ndërsa ekuipazhet luftuan me flakët dhe më shumë se 150,000 njerëz u evakuuan, përcjell Bota sot. Të paktën pesë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë
ShkoLartë