Giresse i shqetësuar për lëndimet e Vojdovës e Paqaradës: Do të ftojë lojtarë të rinj

min lexim

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve.

Giresse është shprehur i shqetësuar për problemet e fundit që iu shfaqën atij para ndeshjeve të shtatorit.

Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada do të mungojnë për ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe ndaj Qipros.

Dhe, trajneri francez ka zbuluar se shpejt do të ftojë lojtarë të rinj në vend të dy mbrojtësve të krahut.

Sjellja e lojtarëve të rinj është strategjia e këtij grumbullimi. Si në muajin qershor, fatkeqësisht po përballemi me mungesa, kryesisht për shkaqe lëndimesh, por edhe për shkaqe të tjera. E vajtojmë faktin se në fundjavën e fundit janë lënduar disa lojtarë. Ne na mbetet t’i zëvendësojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Lista fillestare ka mbërri në 27 lojtarë. Pastaj, kjo listë është reduktuar në 23 lojtarë shkaku i lëndimeve që ndodhën së fundmi. Do ta shohim se cila është mënyra më e mirë për t’i zëvendësuar këta lojtarë. Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë. Është pak problematik zëvendësimi pasi lojtarëve të tjerë ju mungon përvoja”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A qëndron Gruevski pas kryetares së Qytetit të Shkupit? Ja çfarë thotë Arsovska

Story i radhës

Horoskopi Paolo Fox 21 shtator 2022

Të fundit nga