Gigli i përgjigjet Moratti-t: Pse u shfaq dosja pas 5 vitesh?

November 1, 2022
1 minut lexim

Giovanni Cobolli Gigli, ish-presidenti i Juventus-it, i është rikthyer temës së Calciopoli-t dhe fjalëve të ish-numrit një të Inter-it, Massimo Moratti ditët e fundit. Këto janë fjalët e tij për Telenord:

“Kam lexuar një intervistë të fundit të Moratti-t. Për çdo gjë u fol, por mungonte një pyetje: Pse në 2006-ën Inter nuk u shfaq në gjyqin e Calciopoli-t, ndërsa 4 apo 5 vjet më vonë doli dosja e zikaltërve, për të cilën prokurori Palazzi foli për një shkelje të rëndë sportive?”, ka thënë ish-numri një i Juventus-it.

“Nëse të gjithë e kanë harruar, më vjen keq, madje edhe për këtë çështje: nëse Inter-i do të kishte qenë në gjyq sportiv me Juventus-in dhe do të ishte akuzuar, siç ndodhi vetëm vite më vonë, për ‘vepër të rëndë sportive’, do të kishte qenë një histori krejt tjetër”.

Cobolli Gigli vijon në analizë: “Dikush e fshehu dosjen, dikush i fuqishëm sepse për të fshehur një gjë të tillë… Por nuk e kuptova, megjithatë, pse pas 5 vitesh e bënë të rishfaqet.

“Ndoshta për t’i dhënë një shuplakë të mëtejshme morale Juventus-it, si për të thënë: ‘Kur doja të fshihja diçka, e bëja të zhdukej. Kur gjithçka kishte kaluar në parashkrim tashmë, ja ku është’”.

Dhe për titujt që iu hoqën bardhezinjve: “Titujt nuk duhej t’i jepeshin askujt: të paktën fajtorët do të ishin dy, përkundrazi në Calciopoli kishte vetëm një mëkatar”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cadman: Vendimi i apelit për Nasim Haradinajn në fillim të vitit 2023

Story i radhës

Osmani: Ende nuk kemi vendosur për ambasador në Rusi

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë