gigi hadid dhe bradley cooper ndezin thashethemet per martese sekrete ne new york 6a7324df18ae6

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper ndezin thashethemet për martesë sekrete në New York

August 5, 2026
1 minut lexim

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes së showbizit ndërkombëtar, pasi mediat rozë po raportojnë se çifti mund të jetë martuar fshehurazi në New York City rreth një muaj më parë.

Spekulimet shpërthyen pasi të dy u panë së fundmi duke mbajtur unaza të ngjashme në gisht, gjë që nxiti menjëherë zërat për një martesë sekrete.

Fotot e publikuara nga paparacët u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat filluan të aludojnë se marrëdhënia e tyre ka hyrë në një fazë të re.

Image

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ceremonia dyshohet të ketë qenë shumë private, me praninë e një rrethi të ngushtë familjarësh dhe miqsh. Megjithatë, deri tani as Hadid dhe as Cooper nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin.

Çifti lidhet romantikisht që nga viti 2023 dhe gjatë muajve të fundit janë parë shpesh bashkë në dalje publike, pushime dhe evente të ndryshme, duke dhënë përshtypjen e një lidhjeje serioze dhe të qëndrueshme.

Burime pranë çiftit pretendojnë se ata po kalojnë një periudhë shumë të lumtur dhe se familjet e tyre janë afruar dukshëm, por detajet për një martesë të mundshme mbeten ende të paqarta.

Derisa të ketë një reagim zyrtar nga vetë yjet, lajmi për “martesën sekrete” mbetet në kuadër të spekulimeve të showbizit, ndonëse unazat e përputhshme kanë mjaftuar për të ndezur imagjinatën e fansave në mbarë botën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perplasje diplomatike shba brazil trump i heq vizen ambasadores se brazilit ne uashington lula da silva pershkallezim i qellimshem 6a73244cacdb2
Lajmi i mëparshëm

Përplasje diplomatike SHBA-Brazil, Trump i heq vizën ambasadores së Brazilit në Uashington. Lula da Silva: Përshkallëzim i qëllimshëm

mickoski mori pjese ne promovimin e bolidit te ri te shoferit te garave igor stefanovski ixhe 6a7328cfbdbf7
Lajmi i radhës

Mickoski mori pjesë në promovimin e bolidit të ri të shoferit të garave, Igor Stefanovski – “Ixhe”

Të fundit nga

ShkoLartë