giggs manchester utd i duhen 9 apo 10 blerje ja dy emrat qe u sugjeroj 68234f5980ae1

Giggs: Manchester Utd i duhen 9 apo 10 blerje, ja dy emrat që u sugjeroj

May 13, 2025
1 minut lexim

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka komentuar me shqetësim situatën aktuale të ish-klubit të tij, duke theksuar nevojën urgjente për ndryshime të thella në skuadër.

Në një intervistë për Webby & O’Neill, ai u shpreh se “Djajtë e Kuq” kanë nevojë për 9 ose 10 përforcime, edhe pse e pranon se kjo është e pamundur për t’u realizuar në një merkato të vetme.

“Na duhen nëntë ose dhjetë lojtarë. Nuk do t’i marrim të gjithë këtë verë, por ky është realiteti me të cilin përballemi”, tha ai.

Giggs vlerësoi dy emra të përfolur për një transferim të mundshëm te United: Liam Delap (Ipswich) dhe Matheus Cunha (Wolves). Ai beson se të dy do të përbënin një hap përpara për skuadrën aktuale.

“Të dy kanë përvojë në Premier League dhe kanë treguar se dinë të shënojnë. Do të ishte padyshim një përmirësim. Kur në dhomën e zhveshjes vijnë lojtarë më të mirë, jo vetëm që motivohen tifozët, por edhe lojtarët aktualë”, theksoi Giggs.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ios 19 te menaxhoje konsumin e baterise me ai 68234e69622c5
Story i mëparshëm

iOS 19 të menaxhojë konsumin e baterisë me AI

nje nga kompanite kryesore te inteligjences artificiale nuk do tju lejoje te perdorni ai kur aplikoni per pune 682350495cc13
Story i radhës

Një nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale nuk do t’ju lejojë të përdorni AI kur aplikoni për punë

Të fundit nga

ShkoLartë