giannis mposht edhe rivalet e chicagos 61ebe7f33c70f

Giannis mposht edhe rivalët e Chicagos

January 22, 2022
1 minut lexim

Skuadra kampione e Milwaukee Bucks fitoi 94-90 ndaj Chicago, sfidës mes dy ekipeve pretendente për titull këtë sezon në NBA. Sfidë me rivalitet dhe emocione, ku për Bucks u dallua Antetokounmpo, autor i 30 pikëve e 12 rebound. Mirë u paraqit për Bulls i zakonshmi DeRozan me 35 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Memphis ngjitet në vendin e tretë në Perëndim pas fitores 122-118 në fushën e Denver, në një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet. Ja Morant me 38 pikë bëri diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikë, 11 rebound e 12 asist të Jokic për teksanët (realizoi një triple double).

Vijon sezoni me hope i Lakers, që fituan 116-105 në fushën e Orlando, ndeshje ku për kalifornianët u dallua LeBron James me 29 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Brooklyn, që mundi 117-102 San Antonio, me Harden që realizoi një “triple double” (37 pikë, 10 rebound, 11 asist). Ndërsa Golden State, falë 22 pikëve të Curry, mundi 105-103 Houston.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Oklahoma, 121-98

Orlando – Lakers, 105-116

Philadelphia – Clippers, 101-102

Atlanta – Miami, 110-108

Boston – Portland, 105-109

Milwaukee – Chicago, 94-90

Washington – Toronto, 105-109

San Antonio – Brooklyn, 102-117

Denver – Memphis, 118-122

Utah Jazz – Detroit, 111-101

Golden State – Houston, 105-103

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arnold schwarzenegger perfshihet ne nje aksident me makina 61ebe7ef4af8f
Story i mëparshëm

Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident me makina

sali berisha sulmon ambasadoren yuri kim sikur te jete perfaqesuese e edi rames dhe jo e qeverise amerikane 61ebe7f9a6558
Story i radhës

Sali Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim: Sikur të jetë përfaqësuese e Edi Ramës dhe jo e qeverisë amerikane

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë