Në vendin tonë për vizitë ka qënduar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Vizita e tij në Kosovë sipas Fazli Berishës. tregon se FFK-ja dhe kreu i saj ka punuar tepër shumë, me kujdes, e me zell për kultivimin, ngritjen dhe përpraimin e futbollit e po ashtu “kurrë shteti i Kosovës nuk ka pasur nevojë më shumë për mbështetje nga një person siç është presdienti Infantino”.
“Infantino erdhi, pa dhe shkoi me mbresa jashtëzakonisht të mira duke premtuar mbështetje të mëtejme për futbollin dhe vet shtetin e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.
Shkrimi në Facebook:
Gianni Infantino në Kosovë, historike dhe mrekullia vet
Nuk ka asnjë mëdyshje, se në një Kosovë të trazuar me shumë halle, vuajtje e dëshprim në të gjitha segmentet e jetës, ardhja e njreriut të parë të Shtëpisë se ë futbollit botëror(që llogaritet edhe më e fuqishme se vet OKB-ja), z. Gianni Infantino, jo vetëm për presidentin e FFK-së dhe komunitetin e futtbollit në Kosovë, por edhe për vet shtetin e Kosovës, është ditë historike dhe mrekullia vet.
E para tregon e dëshmon se FFK-ja dhe kreu i saj ka punuar tepër shumë, me kujdes, e me zell për kultivimin, ngritjen dhe përpraimin e futbollit mbase jo në masën e dëshiruar e synuar, por gjithsesi është bërë punë kolosale për rrethanat e kohës.
E dyta kurrë shteti i Kosovës nuk ka pasur nevojë më shumë për mbështetje nga një person siç është presdienti Infantino, në një Kosovë të katandisur e e braktisur nga njohjet botërore.
Infantino erdhi, pa dhe shkoi me mbresa jashtëzakonisht të mira duke premtuar mbështetje të mëtejme për futbollin dhe vet shtetin e Kosovës.
Të falmenindeti presiddent Infanitino!