Tre artistët që njiheshin si pjesë të grupit të reperëve “BabaStars”, Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman janë bashkuar edhe një herë dhe kësaj radhe për një projekt tjetër muzikor.
Kështu ka bërë të ditur Getoar Selimi përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram duke mos dhënë shume detaje.
Teksa ndau një pjesë të shkurtër të këngës, Geasy ka paralajmëruar se bashkëpunim mban titullin “Kavalli”.
Postimi i Ghetto Geasy
“Së shpejti”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit, që u pasua nga komentet e fansave që presin me padurim një këngë të re nga tre reperët.
Ndërkohë, kujtojmë që Ghetto Geasy së fundmi erdhi me një tjetër bashkëpunim me Majkun “Mari”.
Projekti i dyshes po pritet mirë dhe deri më tani ka grumbulluar 2.3 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Ndryshe, kujtojmë që Getoari bashkë me Onat dhe Cozman do të jenë në mesin e artistëve që do të performojnë në edicionin e këtij viti të festivalit “Sunny Hill”.