getinjo reagon i nervozuar kemi luajtur mendsh kurre me keq nuk kemi qene 66e8b14075da1

Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

September 17, 2024
1 minut lexim

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka reaguar ashpër ndaj debatit publik dhe tematikave të trajtuara në disa emisione televizive, duke shprehur shqetësimin e tij për nivelin e përçarjes që, sipas tij, po përhapet në këto platforma.

Në një postim të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, ai nuk kurseu kritikat ndaj emisioneve që promovojnë përçarje dhe ofendime mes pjesëmarrësve.

Getinjo vlerëson se ky fenomen është duke përkeqësuar gjendjen sociale dhe bashkëjetesën në vend, duke e quajtur situatën “më të keqen që kemi përjetuar ndonjëherë”.

Në postimin e tij, ai shkruan: “Kem luajtur mendsh! Çfarë ofendime, çfarë tema, çfarë përqarje nëpër studio televizive papapapa kurrë më keq s’jemi kon, fiks qysh e do armiku”, duke shprehur hapur zhgënjimin për drejtimin që kanë marrë disa nga këto emisione.

Përmes këtij reagimi, reperi ka tërhequr vëmendjen mbi ndikimin negativ që përmbajtje të tilla mund të kenë në shoqëri, duke nxitur reflektim për mënyrën si trajtohen çështjet e rëndësishme në hapësirën publike.

Ai duket se apelon për më shumë unitet dhe përkushtim ndaj vlerave pozitive që mund të bashkojnë njerëzit, në vend të ndasive dhe konflikteve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

anthony martial po transferohet ne greqi arrin marreveshje verbale me klubin e ri 66e8b0c89592a
Story i mëparshëm

Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri

sela me protestat nuk behet tendence per destabilizim te rmv se por shprehet pakenaqesi 66e8b2ab96f34
Story i radhës

Sela: Me protestat nuk bëhet tendencë për destabilizim të RMV-së, por shprehet pakënaqësi

Të fundit nga

Mbledhje të katër komisioneve të Kuvendit

Në Kuvend, sot do të mbajnë mbledhje komisionet për financim dhe buxhet, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, si dhe Komisioni Juridik-Legjislativ. Në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë