Gërxhaliu: Kështu ra heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari, një plumb nga snajperi ishte fatal

March 6, 2023
min lexim

Arsim Gërxhaliu, ende pas dy dekadash i ka të freskëta kujtimet dhe secilin detaj se si nisi puna e zhvarrimit dhe identifikimit të secilës kufomë.

Ai si sot kujton se për 13 ditë sa kishte zgjatur i tërë procesi, nuk kishte të ndalur shiu dhe kjo thuajse sado pak ua kishte vështirësuar punën në teren.

Ai ka treguar edhe momentin kur ka rënë heroikisht komandanti i UÇK-së, Adem Jashari.

Thotë e ka qenë një plumb nga snajperi që ishte fatal për të.

“13 ditë kanë qenë ditët e punës intensive, fillonim në orën 8 deri në 8 të mbrëmjes. Fillimisht punën e nisëm me 10 -15 ushtarë të TMK-së, por ka qenë shi dhe një lloç, i cili faktikisht ishte si ngjitës. Të gjitha hapjet janë bërë me lopatë dhe kazma dhe ditën e parë e pamë që nuk është duke ecur se ishte, vështirë të punohej në atë kohë, mos të them se çdo ditë na vinin përforcime nga TMK nga 10 të tjerë se e pamë që mos po ngecim në kohë… dhe arritëm numrin e tyre mbi 30. Përveç banorëve, familjarëve të cilët jepnin maksimumin që të ndihmonin që procesi të ecte, sepse thjesht ky proces është bërë me vet iniciativë, me ndihmë, me vullnetarizëm vetëm nga ne dhe ata që na ndihmonin. Po shikoni ato emocionet nuk mund me ju ik njeri në këtë vend, sa herë që vie këtu kam emocione, edhe sot, por atëherë ishte emocioni, kur unë i kisha në duar, thjesht edhe dorëzat që mbaja mu dukeshin shumë, gjatë punës me pjesë kockore të tyre. Thjesht, na kaplonte ai emocion dhe këta menjëherë në vërenin, na jepnin kurajo, më të vërtet këta nuk janë të rastësishëm kush janë, sepse t`i shohësh duke punuar anëtarët e familjes dhe më të dhënë ty kurajo, këtë vetëm këta mund ta bëjnë “, tha Arsim Gërxhaliu

Arsim Gërxhaliu në rrëfimin e tij për familjen Jashari, për Expose, ka treguar në detaje se çfarë gjendje dhe në cilat pjesë të trupit komandanti Adem Jashari kishte marrë plagë gjatë kohës kur po luftonte nga një afërsi e madhe me forcat serbe.

Ai ka treguar edhe momentin kur një plumb, nga një snajperist serb, ishte fatal për komandantin legjendar Adem Jashari.

“Na nuk e dimë pozicionin e saktë të gjetjes, sepse kur kanë hyrë forcat serbe, por e dimë nga të mbijetuarit dhe nga kjo kullë është luftuar dhe para se t`i hapnim, para se ta gjejmë edhe dokumentacion e dinim që komandanti ka qenë i plagosur në barkë edhe i plagosur ka kënduar, ka hyrë brenda, sepse anëtarët e familjes, si pjesa femërore, si fëmijët, vetëm kanë mbush karikator dhe i plagosur ka dal të luftoj, hundën e ka pasur pak te kjo pjesa e thyer e shtëpisë. Komandanti ka qenë duke luftuar dhe historinë që na kanë treguar me policët që kanë qenë tash ku janë varrezat dhe prej bojlerit që quhet atje te fabrika e municioni…, në momentin kur e ka kthyer kokën e ka pas plumbin mbrapa veshit, i cili ka dal në pjesën e përparme të fytit. Do të thotë thjeshtë ai i ka pas tri predha në trup, dy paraprakisht më herët që është lënduar dhe më pas prej snajperit në pjesën e pasme të veshit. Të njëjta skica i kemi gjetur edhe në Institut, që i kanë bërë ekspertët serbe, do të thotë të vizatuara edhe e njëjta edhe u konfirmua. Hamza ka qenë i dëmtuar në gjoks, komplet pjesë e përparme nuk e ka pasur nga një mjet i fort eksploziv .. edhe brinjët në pjesë e përparme, dërrasa e gjoksit i ka munguar, në kohën kur e kemi punuar” , tha ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi i datës 6 mars 2023

Story i radhës

Rrëfim nga Shaban Jashari për sulmimin e parë nga forcat serbe: Mora abdes dhe u zgjova po duke e fshi abdesin kur t’ja ka nisë me krisë

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë