Gërvalla takon homologun e saj turk, diskutime për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe në NATO

July 1, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar homologun e saj turk, Hakan Fidan, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Gërvalla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në takim kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve, si dhe për tema tjera të rëndësishme.

“Fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik, mbështetja për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje, ishin temat në fokus të takimit me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, të mbajtur në margjinat e Forumit të Dubrovnikut”, ka pohuar ajo.

Gjithashtu, ajo thotë se vlerësojnë përkrahjen unanime të deputetëve turq, për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Vlerësuam bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona, përfshirë përkrahjen unanime nga deputetët e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, shton mes tjerash ajo.

Ministrja gjithashtu ka shkruar se mirëpret përkrahjen turke edhe për FSK-në.

“Në kontekst të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe aspiratës legjitime të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, mirëprita vazhdimin e përkrahjes turke për realizimin sa më të shpejtë të këtij synimi”, thekson ajo.

Ministrja Gërvalla në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ka realizuar disa takime të rëndësishme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa shpesh duhen ndërruar çarçafët në verë

Story i radhës

Vetëmbytet 47-vjeçari në liqenin e fshatit Shtith

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë