Gërvalla takohet me homologen nga Eswatani: Tregon angazhimin tonë për partneritete të qëndrueshme

1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në margjinat e Takimit të Grave Ministre të Punëve të Jashtme që po mbahet në Kanada, është takuar me homologen e saj nga Eswatini, Pholile Shakantun.

Bëhet e ditur se takimi u fokusua në përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy shteteve, duke hapur rrugë për bashkëpunim të ri në Afrikë.

Ministret diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si fuqizimi i grave, promovimi i të drejtave të tyre dhe shkëmbimi i përvojave për përmirësimin e lidhjeve me diasporën në ekonomi, arsim dhe kulturë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, në njoftimin e MPJ-së thuhet se forcimi i lidhjeve me Ewsatinin, tregon qartë angazhimin e Kosovës për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për ta promovuar pozicionin e saj në skenën ndërkombëtare.

Story i mëparshëm

“Pse nuk veshe diçka tjetër?”- Ndjekësi i vë në pah kilet e tepërta Kiara Titos! Moderatorja: Nuk më intereson si dukem, solla në jetë një princeshë dhe……

Story i radhës

Berisha fton demokratët: Rikthehuni në shtëpinë tuaj, në këtë kohë historike të misionit më të rëndësishëm të PD-së

Të fundit nga