Gërvalla: Serbia të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur

December 10, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova respekton të drejtat e njeriut, sipas standardeve që përcaktohen nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Në një postim në platformën X, në nder të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ajo ka kërkuar nga Serbia që të respektojë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç është konfirmuar nga BE-ja, OSBE-ja dhe organizata të tjera”.

“Kërkojmë nga Serbia të respektojë, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, ka thënë Gërvalla. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkupi marshoi për ajër të pastër – Protestë me moton “Ajër të pastër për të gjithë”

Story i radhës

Rama: Shqipja nuk është çështje e ligjeve në Maqedoninë e Veriut, por e materies dhe…

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë