gervalla reagon pas perplasjeve ne kuvend nuk bejme kompromis me vullnetin e qytetareve 6a7cea5bbdb27

Gërvalla reagon pas përplasjeve në Kuvend: “Nuk bëjmë kompromis me vullnetin e qytetarëve”

August 12, 2026
1 minut lexim

Pas një dite të tensionuar në Kuvendin e Kosovës, të shoqëruar me përplasje të shumta mes pozitës dhe opozitës, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Gërvalla ka dhënë një mesazh të shkurtër, por të prerë, duke theksuar se nuk do të ketë tërheqje apo kompromis, siç është shprehur ajo, me vullnetin e qytetarëve dhe interesin e Republikës.

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi. Nuk bëjmë kompromis me vullnetin e qytetarëve dhe me interesin e Republikës”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka shtuar se përgjegjësia ndaj qytetarëve nuk mund të jetë çështje negocimi.

“Përgjegjësia ndaj qytetarit nuk negociohet”, ka deklaruar Gërvalla.

Postimin ajo e ka shoqëruar me disa fotografi nga ambientet e Kuvendit, ku shihet e rrethuar nga gazetarë, kameramanë dhe pjesëtarë të mediave.

Reagimi i Gërvallës vjen pas zhvillimeve të tensionuara të së mërkurës në Kuvend, ku pati përplasje të ashpra politike dhe incidente mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Deklarata e saj mund të shihet edhe si një përgjigje politike ndaj presionit dhe kritikave të opozitës, duke sinjalizuar se pushteti nuk synon të ndryshojë kursin pas zhvillimeve të sotme në Kuvend.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk u kthye ne burg dyshohet se besim krasniqi eshte ne arrati 6a7cd3d6d31ed
Lajmi i mëparshëm

Nuk u kthye në burg, dyshohet se Besim Krasniqi është në arrati

kate moss dhe vajza e saj lila mahnitin me pamjen ne pushimet luksoze ne formentera 6a7cebfc915b0
Lajmi i radhës

Kate Moss dhe vajza e saj Lila mahnitin me pamjen në pushimet luksoze në Formentera

Të fundit nga

ShkoLartë