Gërvalla: Ne kemi ofruar alternativa, por jo pazare – opozita po e mban peng…

May 3, 2025
1 minut lexim

Deputetja e zgjedhur nga Lista Guxo, Donika Gërvalla, ka kritikuar opozitën për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke e quajtur këtë një situatë të papranueshme që po shkakton irritim tek qytetarët.

Ajo tha se koalicioni i saj nuk synon zgjedhje të reja, por nuk do t’i shmanget atyre nëse janë të pashmangshme. “Presim që të hënën të fitojë arsyeja dhe të mos vazhdohet me bllokadë. Ne kemi ofruar alternativa, por jo pazare – sepse pazaret nuk sjellin zhbllokim,” u shpreh Gërvalla.

Sot patëm edhe një përpjekje për të vazhduar dhe për të thyer bllokadën e pakuptimtë të institucioneve, duke filluar me konstituimin e Kuvendit. Kjo bllokadë është e papranueshme dhe irritimi që ka shkaktuar duhet të merret parasysh; opozita nuk duhet t’ua mohojë votën deputetëve të saj. Kjo mungesë besimi tregon se vullneti për të bllokuar proceset po shtyhet nga motive të tjera. Nuk e di çfarë imagjinon opozita në ditët e saj të mira për të dalë nga kjo situatë.

Ne nuk i synojmë zgjedhjet e reja, por nuk do t’u shmangemi atyre nëse janë të pashmangshme. Megjithatë, nuk dëshirojmë ta detyrojmë qytetarin të rikthehet sërish tek kutia e votimit. Presim që në seancën e së hënës të fitojë arsyeja dhe të mos vazhdojë bllokada. Ne kemi ofruar alternativa në vazhdimësi; çfarë nuk kemi ofruar janë pazaret. Pazaret nuk çojnë në zhbllokim, sepse koalicioni nuk është i gatshëm të bëjë pazare në kurriz të formimit të institucioneve,” ka shtuar Gërvalla.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Thashë shyqyr një angleze e bukur”/ Rama tregon historinë me shqiptaren e Kosovës në Londër: M’u kthye dhe më tha…

Story i radhës

Do të vazhdojë ta presë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë