Gërvalla në Gjermani, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

October 1, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, këtë të marte në Berlin do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bëhet e ditur se në këtë takim, Gërvalla do të paraqes qëndrimet e Kosovës në raport me Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian të vendit.

“Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin.

Atje do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Festa” si të P Diddy edhe në Shqipëri? Ronela Hajati: “I kam ca emra shqiposh”

Story i radhës

Kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike

Të fundit nga

ShkoLartë