Gerti dhe Lorenci japin emrat e finalistëve

Pas daljes nga shtëpia, Gerti u shpreh se kur hyri, në shtëpi kishte shumë dinamika që ishin krijuar prej kohësh.

Gerti: Elvisi më është dukur shumë ndryshe brenda, njeri shumë i mirë. Të gjithë të mirë janë. Në finale mendojnë se do jenë Luizi, Nita, Dea dhe ndoshta Efi.

Lorenci: Dea, Kristi, Luizi dhe Efi.

I pyetur nga moderatorja e programit Arbana Osmani për marrëdhënien e tij me Jorin, Gerti tha se Jori është vajzë shumë e kulturuar dhe e edukuar. Ai u shpreh se nuk ka një raport që po lind, por i pëlqente të kalonte kohë me të.

Lorenci: Edhe më vjen keq që dola, por realisht mezi e kam mbajtur veten dhe preferova të dal. Kur je i mbyllur brenda, për mua është shumë e vështirë. Unë isha përgatitur të dilja që kur doli Fotini.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë 54-vjeçari në Shkodër

Story i radhës

Në konviktin ilegal të Çashkës për pesë nxënës mbahen pesë të punësuar

Të fundit nga