Steven Gerrard mbetet i bindur se ai është personi i duhur për të udhëhequr Aston Villan pavarësisht formës së dobët.
Pozicioni i Gerrard si trajner është vënë në pikëpyetje, pasi Aston Villa gjendet pranë zonës që e largon nga Premier League, ku ka fituar vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e para të sezonit.
Mediat angleze kanë raportuar se klubi mund të bëjë një lëvizje, duke e marrë ish-trajnerin e Tottenham dhe Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, por ish-mesfushori i Liverpool është i vendosur të luftojë.
“Unë kam besim në veten time se mund ta ndryshoj këtë situatë. Do t’u tregoj të gjithëve se jam i aftë për të dalë nga kjo”, ka thënë Gerrard të mërkurën.
Aston Villa do të ndeshet me Fulhamin të enjten.