Gerrard fiton përballjen e parë me Lampard, Aston Villa mposht Evertonin

1 minut lexim

Ka përfunduar ndeshja hapëse e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku skuadra e Aston Villas e ka gjetur fitoren e parë të sezonit 2022/23.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Villa Park”, skuadra e Aston Villas e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Evertonin.

Të tre golat e ndeshjes u shënuan nga lojtarë të Aston Villas, respektivisht, Ings (minuta e 31’) dhe Buendia (minuta e 86’), kurse Lucas Digne shënon autogol në portën e tij për ta gjetur golin e nderit për Evertonin.

Kjo ishte përballja e parë e këtij sezoni mes dy legjendave angleze, Steven Gerrard e Frank Lampard, ku Aston Villa e Gerrard merr pikët e plota nga ndeshja me Evertonin.

Me këtë fitore, Aston Villa tani renditet në vendin e nëntë në tabelë me vetëm tre pikë të arkëtuara, kurse Evertoni zë vendin e 16 me asnjë pikë të tubuar pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

De Jong dorëzohet

Story i radhës

Peticion mbarëkombëtar kundër mbulesave turko-arabe

Të fundit nga